Zhvillim
Programe muzikore nëpër Kosovë me mbështetjen zvicerane

Pirolo Chamber Music Group ka punuar në një repertor tërheqës në nivel të lartë, i cili është duke u zgjeruar vazhdimisht. Programi do të shfaqet në një turne nëpër disa qytete të Kosovës. Koncertet janë planifikuar në Prishtinë dhe Pejë gjatë prillit dhe pastaj në Prizren në qershor. Koncerti në Prishtinë do të mbahet me 31 Mars në Philharmony Hall.
Në prill, do të mbahet një seminar një-javor me Mateusz Kaminski, violonçel dhe Krishnasol Jimenez, kitarë.
Të dy muzikantët do të punojnë kryesisht me nxënësit më të rinj të shkollës së muzikës në Gjakovë, si dhe me orkestrën e fëmijëve, drejtuar nga Hajrullah Syla, thuhet në një njoftim të shoqatës Gjakova-Basel. Kjo punë është e lidhur edhe me dëshirën për të siguruar vazhdimësinë e orkestrës së të rinjëve të shkollës, ku shumë anëtarë të grupit Pirolo e kanë kryer shkollën dhe tani janë në Akademinë e Arteve.
Përveç kësaj, kitaristi dhe violonçelisti nga shkolla private e muzikës Ad Libitum në Mitrovicë, do të marrin pjesë në kursin në Gjakovë për një ditë. Me po këtë shkollë të muzikës, një projekt i përbashkët dhe shumë i frytshëm, është realizuar së bashku me orkestrën e shkollës nga Zvicra në urën e Mitrovicës në vitin 2015.
Koncerti i fëmijëve në Shkollën e Muzikës në Gjakovë të do të mbahet të shtunën me 2 prill në orën 19h.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Njihuni me shqiptarin që do drejtojë USS Pearl Harbor Shqipëria nga Tirana që merr komandën e një luftanijeje amerikane...
-
Gjermani
Gjermani: Vjosa Blakaj merr titullin “Doktor Shkence”
-
Kosovari plagos tre persona në sulmin në Wetzikon
-
Kosovari akuzohet për vjedhje të makinerive me vlerë 280.000 franga
-
Poloni: Ansambli ‘Shota’ përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar të folklorit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shqyrton riaktivizimin e fortifikimeve të braktisura Ushtria zvicerane po shqyrton rikthimin në funksion të fortifikimeve të braktisura të periudhës së Luftës së...
-
Kompanitë zvicerane po i kthejnë punëtorët për të punuar nga zyra
-
Projektet pilot lehtësojnë aksesin në arsimin e lartë për refugjatët
-
Shumica e zviceranëve jashtë vendit kanë dy ose më shumë pasaporta
-
25-vjeçari i vrarë në front përkrah forcave ukrainase është nga Lozana