Integrimi
Prof. Dr. Basil Schader: “Rreth përdorimit të dialektit dhe gjuhës standarde”
Teksti i ri didaktik është rrjedhojë e serisë Doracak dhe libër pune “Materiale për mësimin e gjuhës së prejardhjes”, që përfshin librin “Bazat dhe arsyet “ me 5 pjesë me lidhje të veçanta Nxitje didaktike dhe tashmë të përdorura nga mësues shqiptarë
Këto ditë doli nga shtypi teksti i ri didaktik “Rreth përdorimit të dialektit dhe gjuhës standarde” nga Prof. Dr. Dr Basil Schader, pedagog i disa brezave studentësh në ShLP në Cyrih, udhëheqës i projekteve, autor tekstesh shkollore dhe shkencëtar i shquar në fushën e didaktikës ndërkulturore. Albanologu zviceran ndihmon pa kursim zhvillimin e mësimit shqip në Zvicër. Nën kujdesin e veçantë të tij shkolla shqipe me mësim plotësues po reformohet me sukses.
Teksti i ri didaktik është rrjedhojë e serisë Doracak dhe libër pune “Materiale për mësimin e gjuhës së prejardhjes”, që përfshin librin “Bazat dhe arsyet “ me 5 pjesë me lidhje të veçanta Nxitje didaktike dhe tashmë të përdorura nga mësues shqiptarë.
Shkolla shqipe u pasurua edhe me një tekst të frytshëm didaktik, i hartuar mbi bazën e parimeve të gjuhësisë e të didaktikës aktuale zvicerane- evropiane.
Libri i sapo botuar didaktik u vjen në ndihmë mësuesve në punën e tyre të rëndësishme për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe nxit efektivitetin e punës në shkollat me mësim plotësues të gjuhës shqipe.
Zbatimi me sukses i kërkesave të mësimit plotësues në kushte specifike me klasë heterogjene, në situata dygjuhësie e tjera, kërkon përgatitje të lartë shkencore, aftësi pedagogjike dhe punë krijuese nga ana e mësuesit.
Detyra kryesore e mësimit të gjuhës shqipe në shkollë është të rritë në nivelin e kërkesave të sotme zotërimin aktiv të gjuhës së sotme standarde nga ana e nxënësve, si dhe t’i pajisë ata me njohuritë bazë të domosdoshme teorike për gjuhën shqipe në përgjithësi. Por kjo nuk është aspak e lehtë!
Rëndësi të veçantë fiton puna me ata nxënës që ndodhen në mjedise familjare e shoqërore ku praktikohet gjuha e folur ( gegërishtja) që nuk përputhet me normën e gjuhës standarde.
Libri i pranishëm do të jetë një udhërrëfyes i dobishëm në këtë punë fisnike me përgjegjësi dhe vlerë kombëtare.
Ky udhëzues synon të sqarojë pikësynimet e përgjithshme dhe të veçanta në temën aktuale nga dialekti tek gjuha standarde.
Teksti didaktik është i ndërtuar në 6 fusha, përkatësisht: Paraprihet nga një parathënie për serinë ”Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes”
Hyrje – Historiku, qëllimi dhe ndërtimi i këtij teksti didaktik.
- Të zgjohet dhe të zhvillohet ndërgjegjësimi ndaj varietetet dialekt (e) – gjuhë standarde.
- Situata përmes lojës dhe aktiviteteve krijuese me nxitje ndaj varieteteve dialekt (e) – gjuhë standarde.
- Të mësuarit zbulues për temën dialekt (e) – gjuha standarde.
- Reflektim gjuhësor mbi temën dialekt(e) – gjuhë standarde.
5: Pjesa praktike.
- Propozime për planifikimin mësimor.
Secila nga fushat e mësipërme ka treguesit e saj që mundësojnë të dhëna si: Hyrja, fillimisht ofron informacion të shkurtër përmbajtjesor mbi temën dialekti (et) gjuha standarde dhe shanset, problemet e lidhura me të. Pastaj disa udhëzime që lidhin aspektet pedagogjike dhe didaktike, gjithashtu jepen një seri shembuj konkret mësimor. Hyrja përmbyllet me një vështrim tabelor rreth çështjeve kryesore dhe propozimeve mësimore të lidhura me këtë çështje.
Pjesa praktike përfshin 17 propozime konkrete didaktike, të cilat janë ndarë sipas aspektit tematik në katër grupe. Propozimet mësimore janë paraqitur sikurse në tekstet tjera didaktike fillimisht paraqitet qëllimi i propozimeve. Shpjegime për moshën e përshtatshme, kohën e nevojshme, formën sociale dhe materialin.
Me ndihmën e këtij dokumenti didaktik nxënësi do të përjetojë një përfshirje më të madhe në mësim. Çdo nxitje didaktike, strategji, metodë apo teknik, lehtëson më mirë zhvillimin e aftësisë gjuhësore. Nxënësi zgjeron njohurit në fusha të ndryshme që merren përmes gjuhës amtare shqipe.
Teksti mund të gjendet këtu :
Link: https://phzh.ch/de/Dienstleistungen/internationale-bildungsentwicklung/Lehrmittel-und-Handbucher/Materialien-fur-den-herkunftssprachlichen-Unterricht/ (versionet shqip dhe gjermanisht)
respektivisht. https://shop.ofv.ch/_uploads/misc/9783280041178_unterlagen_54605.pdf (vetë versioni gjermanisht)
Tekstin e përktheu nga gjermanishtja Nexhat Maloku.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025