Lajme

Produkti më i konsumuar në pandemi, djathi francez

Referuar të dhënave, qytetarët francezë konsumuan më shumë djathë vitin e kaluar, ndërsa iu drejtuan gatimit në shtëpi gjatë bllokimeve të koronavirusit, përcjell albinfo.ch.

Sipas shifrave të agjencisë bujqësore FranceAgriMer dhe firmës së të dhënave të tregut Kantar, sasia e djathit të blerë nga francezët për konsum në shtëpi u rrit me më shumë se 8% në vitin 2020.

Theksohet se vitin e kaluar, ndërsa pandemia Covid-19 u përhap, kjo ishte pjesë e një ndryshimi në konsumin e ushqimit në shumë vende. Familjet blenë makarona dhe miell, dhe më vonë bënë disa blerje shtesë, si gjalpë.

Në Francë, mocarela pa rritjen më të madhe të kërkesës midis kategorive kryesore të djathit, me një rritje prej 21% të vëllimit.

Ndërkohë djathi ka dalë më mirë sesa produktet si shampanja ose peshku që varen më shumë nga tregtia.