Zhvillim
Produktet nga Kosova prezantohen në panairin “Slow Food Market”
Nga 18 deri më 20 nëntor panairi tradicional “Slow Food Market” hap dyert në Cyrih
Prodhuesit nga Kosova prezantojnë prodhimet e tyre në Panairin “Slow Food Market” , që mbahet në Cyrih nga 18 deri 20 nëntor 2016
Bëhet fjalë produkte si çaji bimor, shafrani, ajvari, kërpudhat, bimë të ndryshme aromatike mjekësore, të gjitha bio, që do të prezantohen në këtë panair me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës përmes projektit PPSE të organizatës Swisscontact, shkruan albinfo.ch.
Në mesin e tyre do të ekspozojnë edhe 8 firma nga Kosova: Fungo, Jege, Hit-Flores, Abi Elif 19, Frutomania, Gratë e Krushës dhe Agro Produkt.
“Slow Food” ka punuar për më shumë se 20 vjet për kthimin drejt traditave më të mira ushqyese dhe specialiteteve të punuara me dorë. Për këtë arsye, më shumë se 10 vjet më parë, një panair për produktet ushqimore për herë të parë kishte hapur dyert në Itali, pastaj në Gjermani dhe që nga viti 2011 në Zvicër.
“Slow Food” sensibilizon njerëzit që vlerësojnë shijen, shumëllojshmërinë e produkteve dhe tradicionalen. Në “Slow Food Market” është i mundur një kontakt personal me prodhuesit.
Specialitete të reja mund të zbulohen dhe mbase mund të gjeni më shumë lidhje me prodhuesit e tyre.
Më shumë informacione për panairin:
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit18 Nëntor 2016
- Ora09:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit20 Nëntor 2016 - 19:00
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












