Zhvillim
Produktet „Made in Kosova“ në tregun evropian
Disa kompani prodhuese të Kosovës tashmë kanë depërtuar në tregjet evropiane

Bëhet fjalë për kompaninë “ASK Foods”, në Gjilan, e cila merret me përpunimin e pemëve dhe perimeve.
Produktet e saj kanë arritur të jetë e pranishme në tregun e Suedisë, në Gjermani, Belgjikë, në Zvicër, në Kroaci.
Së shpejti pritet që produktet “Made in Kosova”, të jenë të pranishme edhe në tregun e Sllovenisë.
Këtë e bën të ditur në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, pronari i kësaj kompanie, Barlet Namoni.
Ai tregon se depërtimi në këto tregje evropiane ka qenë mjaft i vështirë, pasi që ka munguar angazhimi i autoriteteve shtetërore për krijimin e një klime më të favorshme ekonomike për prodhuesit vendor.
Sic raporton ReL krahasuar me prodhimet e vendeve të rajonit siç është Maqedonia, apo Serbia, prodhimet “Made in Kosova”, e kanë më të vështirë depërtimin në tregjet evropiane.
Të dhënat e fundit të tregtisë së jashtme, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë se partnerët kryesorë tregtarë, sa i përket eksportit dhe importit në Kosovë, janë vendet e Bashkimit Evropian.
Përqindja më e madhe e eksportit është në Itali, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Zvicër, Mali i Zi si dhe në Kinë.
Përfaqësues të biznesit, në anën tjetër, kërkojnë nga autoritetet kompetente që të jenë më të vëmendshme karshi prodhimtarisë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)