Kosova
Produktet e kompanive nga Kosova promovohen në SHBA
Në panairin “Summer Fancy Food Show 2024”, i cili po mbahet nga 23 deri më 25 qershor 2024, në New York të SHBA-së, mes ekspozuesve të shumtë po marrin pjesë edhe kompani nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
Hapësira ekspozuese prej 65 m2 për kompanitë kosovare në këtë panair është organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Para pjesëmarrësve në këtë panair, kompanitë nga Kosova: Frutti, Ask Foods, Erc Trade dhe Royal Paper Cups, po ekspozojnë një gamë të gjerë produktesh ushqimore dhe joushqimore si dhe pije të ndryshme.
Po ashtu, gjatë panairit përfaqësuesit e kompanive kosovare po zhvillojnë edhe kontakte me pjesëmarrës dhe blerës potencialë me qëllim të krijimit të bashkëpunimit, rritjes së prodhimit dhe të eksportit.
Panairi “Summer Fancy Food Show 2024” njihet si një ndër panairet më të mëdhenj në SHBA, i dedikuar ekskluzivisht për ushqimet dhe pijet e specializuara.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’