Lajme
Produktet e falsifikuara, shqetësim për Bashkimin Evropian
Tregtia e produkteve të falsifikuara dhe kopjeve po shkakton gjithnjë e më shumë probleme për bizneset e vogla dhe të mesme, sipas një mbikëqyrësi të Bashkimit Evropian.
Shkeljet e të drejtave të pronësisë intelektuale zvogëlojnë shanset e mbijetesës së bizneseve të vogla dhe të mesme me 34%, sipas një studimi të botuar sot nga Zyra e Pronësisë Intelektuale të BE (EUIPO) dhe Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
“Këto kompani shpesh u mungon kapaciteti për të ndërmarrë veprime kundër falsifikuesve dhe mund të shkatërrohen nga humbja e shitjeve, dëmtimi i reputacionit dhe humbja e avantazhit konkurrues”, sipas studimit, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Furnizuesit e makinerive elektrike dhe elektronike, veshjeve dhe produkteve të modës, produkteve të parfumerisë dhe kozmetikës, si dhe lodrave dhe lojërave janë më të prekurit. Shumica e këtyre mallrave të falsifikuara vijnë kryesisht me postë nga Kina dhe Hong Kongu.
“Këto produkte të falsifikuara shpesh janë inferiore dhe paraqesin rrezik për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorit”, paralajmëroi agjencia e BE-së.
Rreth 15% e kompanive të vogla dhe të mesme që zotërojnë të drejta të pronësisë intelektuale kanë pësuar shkelje deri në 20% për kompanitë më inovative.
Një numër i konsiderueshëm rastesh nuk raportohen, ku 40% të kompanive të vogla dhe të mesme që nuk monitorojnë tregjet për falsifikimet e produkteve u mungon kapaciteti për ta bërë këtë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?