Kosova

Produktet bujqësore shqiptare në tregjet e BE-së u rritën 22% në shtatëmujorin e parë

Eksportet bujqësore “Made in Albania” po vijojnë të zgjerojnë hartën gjeografike, duke shënuar zhvillime interesante, përcjell albinfo.ch.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se eksportet bujqësore janë rritur gati me 13% çdo vit.

Sipas saj, vetëm për në 7 muajt e parë të këtij viti, eksportet bujqësore janë rritur me 16.7% dhe produktet shqiptare në tregjet e BE-së janë edhe më të larta për 22%.

Denaj tha se fokus i politikave mbështetëse vijon të jetë edhe nxitja e incentivave për bashkëpunim bujqësor të fermerëve, duke i subvencionuar ata për krijimin e Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor.

“Kemi 321 bashkësi të operatorëve bujqësorë”, tha ajo, teksa shtoi se skema e investimeve në bujqësi aplikon standardet më të mira të zbatimit.

“Kjo është një nga pikat e para të mbështetjes së Skemës së Investimeve që financon grant për rritjen e sipërfaqeve të prodhimit në serra”, u shpreh ministrja.