Zhvillim
Prodhuesit vendorë, të diskriminuar
Agim Shahini kryetar i AKB-së tha se në vitin e kaluar më shumë se 2 mijë e 200 biznese janë mbyllur dhe mbi 5 mijë të tjera e kanë shuar aktivitetin e tyre. Ai tha se bizneset vendore janë në situata të palakueshme
Aleanca Kosovare e Bizneseve e konsideron ekonominë e Kosovës në gjendje të mjerueshme, e cila po goditet nga konkurrenca e jashtme, por edhe nga ajo e brendshme. Sipas kësaj aleance, në shumicën e rasteve po krijon pabarazi në treg, ndërsa prodhuesit vendorë “po goditen nga të gjitha anët”.
“AKB-ja, po përpiqemi që t’i artikulojmë kërkesat e bizneseve dhe t’i pasqyrojmë para institucioneve shtetërore të Kosovës për ta përmirësuar mjedisin afarist në vend. Nuk është për t’u mburrur se kemi arritur që të krijojmë një klimë të përshtatshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, tha Agim Shahini kryetar i AKB-së.
Këto deklarata kanë dalë gjatë Kuvendit të VII- të punës të AKB-së, ku është diskutuar Draft Strategjia e AKB-së 2016-2019, të arriturat dhe aktivitetet për periudhën 2015, raporti financiar si dhe çështjet organizative, ku të gjitha janë miratuar unanimisht nga 128 delegatët.
Sipas Shahinit, në vitin e kaluar më shumë se 2 mijë e 200 biznese janë mbyllur dhe mbi 5 mijë të tjera e kanë shuar aktivitetin e tyre.
“Nuk mund të mburremi me këtë, sepse nga këto kanë mbetur më shumë se 10 mijë të papunë. Nuk mund të mburret as AKB-ja e as institucionet e shtetit që po bëjnë shumë për të luftuar varfërinë në Kosovë e cila po rritet e krahas saj edhe pakënaqësia”, tha kryetari i AKB-së.
Ai shtoi se nga situata jo e mirë, kanë ikur rreth 100 mijë qytetarë të pakënaqur, e tash me lirberalizmin e vizave, ekziston droja e rritjes së ikjes së qytetarëve. Kosova, sipas tij, mund të zhvillohet edhe më shumë dhe për këtë institucionet duhet ndryshuar politikat fiskale pas paraqitjes së problemeve të bizneseve.
“Ne po përpiqemi të punojmë sa më shumë edhe përkundër problemeve dhe sfidave që kemi. Nuk mund ta ndalë askush vizionin e AKB-së, nuk mund ta ndalë askush punën tonë. Për të gjithë AKB-ja është e hapur. Të bashkuar e zhvillojmë Kosovën dhe ecim përpara”, tha kryetari Agim Shahini.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?