Shkurt.ch
Prodhuesit premtojnë të zbresin sheqerin dhe kripën në ushqimet tona
Mëngjesi zviceran do të jetë me më pak sheqer në të ardhmen. Përfaqësuesit e prodhuesve, industrisë dhe shpërndarjes janë zotuar për një ndryshim të tillë pranë Departamentit Federal të Punëve të Brendshme të martën në Milano, duke nënshkruar një memorandum mirëkuptimi që do t’i mbulojë katër vjetët e ardhshme.
Ekspozita botërore në Milano me temën “Ushqimi dhe bujqësia” përputhej shumë me nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë, theksoi ministri i Brendshëm, Alain Berset, para medieve. Kuptimi bazë jep premtime në lidhje me veprimet vullnetare në kuadër të iniciativës “actionsanté” (veprim për shëndet).
Interesi i veprimit është se ai varet nga angazhimi vullnetar i industrialistëve. Një vlerësim i parë do të merret brenda dy vjetëve, tha ministri i Brendshëm. Sheqeri nga ushqimet e përpunuara nuk duhet të përbëjë më shumë se 10% e të gjitha kalorive të konsumuara, shtoi ai.
“Actionsanté” inkurajon kompanitë të cilat promovojnë një jetesë të shëndetshme, nën patronazhin e zyrave federale për sigurinë e ushqimit (OSAv) dhe Shëndetit Publik (BAG).
Nënshkruesit janë: Bossy Céréales, Coop, Cremo, Emmi, Migros, Molkerei Lanz, Nestlé Suisse dhe kompania Zwicky dhe Wander. Një përfaqësues i Federatës zvicerane të industrisë së ushqimit ishte gjithashtu i pranishëm.
Shembulli i kripës
Kompanitë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të shqyrtuar kompozimin e jogurtëve si dhe ushqimeve të ndryshme të mëngjesit. Ato pastaj do të përcaktojnë, bashkë me OSAv, objektivat e reduktimit të arritur gjatë katër vjetëve të ardhshme, njofton albinfo.ch.
Ndër nënshkruesit e kompanive ishin ndër të tjerë Migros dhe Nestlé. Këto të fundit do të vazhdojnë programet e tyre për reduktimin e sheqerit.
Lufta kundër sëmundjeve
Memorandumi është bazuar në raportin e gjashtë të të ushqyerit në Zvicër, raport i botuar në vitin 2013. Ky dokument tregonte se jemi në një rritje të mprehtë viteve të fundit sa i përket konsumit të produkteve të gatshme dhe të ushqimeve gjysmë të përgatitura. Memorandumi gjithashtu i përgjigjet një rekomandimi të bërë në marsin e kaluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Shpesh të papërshtatshme, përbërja e këtyre ushqimeve të përpunuara kontribuojnë në konsumin e energjisë, kripës, yndyrës dhe sheqerit me sasi shumë më të larta se sa janë të rekomanduara. Pasoja? Rritja e numrit të trashjes si dhe të sëmundjeve jongjitëse, të tilla si kanceri, diabeti dhe të gjitha ato që lidhen me sistemin kardiovaskular.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra