Zhvillim
Prodhimet nga Kosova ekspozohen në panairin “Green Week” në Berlin
Vizitorë të shumtë të panairit „Green Week“ në Berlin janë interesuar dhe kanë blerë prodhimet nga Kosova që po prezantohen në këtë ngjarje të madhe për bujqësinë në botë
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi së bashku me përfaqësuesit e 12 kompanive nga Kosova që po marrin pjesë në këtë panair, kanë pavijonin e Kosovës, e ku kanë marrë pjesë edhe afaristë shqiptarë e të tjerë në Gjermani si dhe Ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, Edmond Panariti, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Bujqësisë, përcjell albinfo.ch
Në këtë panair po marrin pjesë shumë shtete nga e mbarë bota.
Nga Kosova po prezantohen kompani prodhuese dhe përpunuese të pemëve dhe perime, frutave të malit, kërpudhave, etj.
“Kosova po bën një prezantim mjaftë dinjitoz dhe ka sjellë para konsumatorit evropian prodhime cilësore e që mund të jenë konkurrente në tregun evropian”, tha ministri kosovar, Memli Krasniqi.
“Shumë prej këtyre produkteve tashmë kanë gjetur treg në marketet evropiane por ky panair dhe shumë panaire të tjera ndërkombëtare që ne do t‘i dërgojmë prodhimet tona janë mundësi ideale që agrobizneset tona të krijojnë lidhje me agrobiznese nga mbarë bota, që në të ardhmen të rrisin eksportin”, tha ministri Krasniqi.
Përfaqësues të agrobizneseve pjesëmarrëse janë shprehur shumë të lumtur me këtë mundësi që iu është ofruar atyre.
“Për neve është shumë me rëndësi ky hap i ndërmarrë nga ministria sepse vërtetë ne kemi nevojë që prodhimet tona t‘i shesim edhe në vendet e tjera, sepse kështu ne kemi qëndrueshmëri dhe rritje të afarizmit”, ka thënë Fatmir Krasniqi nga kompania për prodhimin dhe përpunimin e kërpudhave Fungo FF.
Ky panair do të qëndrojë i hapur për gati dy javë dhe është i hapur për vizitorët.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik