Kosova
Prodhimet e Kosovës vazhdojnë të përballen me shumë probleme
Prodhimet “Made in Kosova” problem të vazhdueshëm për eksport kanë me Serbinë dhe Bosnjën, po ashtu janë përballur me barriera tregtare edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Edhe pse tash e dhjet vite Kosova është anëtare e organizatës për tregti të lirë CEFTA-s, vendi po vazhdon të ketë probleme dhe barriera tregtare me vendet fqinje, përfshirë edhe Shqipërinë e Maqedoninë.
Përfaqësues të bizneseve dhe njohës të çështjeve ekonomike në vend thonë se Kosova vazhdimisht ka hasur në barriera në aspektin e shkëmbimit tregtar, dhe se institucionet, përveç deklaratave populiste, nuk janë marrë seriozisht me vështirësitë që hasin prodhuesit.
Kompanitë kosovare janë të vetmet në rajon që po vazhdojnë të hasin në vështirësi të plasimit të produkteve të tyre shkruan “Koha Ditore”. Prodhimet “Made in Kosova” problem të vazhdueshëm për eksport kanë me Serbinë dhe Bosnjën, po ashtu janë përballur me barriera tregtare edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë Popullsia e përhershme e Zvicrës ka arritur një nivel të ri rekord, duke kapur shifrën prej...
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët
-
A janë gjigantët farmaceutikë kompanitë më të mira për të punuar në Zvicër?