Kosova
Prodhimet e Kosovës ende kanë shumë sfida për tu prezantuar jashtë vendit
Përfaqësuesi i BE-së; "Prodhimet e Kosovës ende kanë shumë sfida për tu prezantuar jashtë vendit. Kërkoj angazhimin e të gjitha instancave shtetërore për mbështetjen e bizneseve që eksportojnë prodhime jashtë vendit”
Është hapur Panairi Regjional Vjeshtor i Ndërmarrësve në qytetin e Gjilanit. Me pjesëmarrje nga të gjitha komunat e regjionit të lindjes, në këtë panair për dy ditë me radhë do të ekspozohen produkte të ndryshme të prodhimit dhe punës së bujqve, biznesit dhe ndërmarrësve që veprojnë në Gjilan.
Ky panair u mundësua nga Agjensioni për Zhvillim Rajonal-Lindje, Komuna e Gjilanit dhe zyra e Bashkimit Evropian. Përfaqësuesi i zyrës së BE-së në Kosovë, Mia Pazel, ka thënë se ende mbetet një sfidë e madhe për bizneset në vend.
“Prodhimet e Kosovës ende nuk janë prezentë sa duhet në tregun e shteteve fqinje. Kërkoj angazhimin e të gjitha instancave shtetërore për mbështetjen e bizneseve që eksportojnë prodhime jashtë vendit”, tha ai.
Ndërsa drejtoresha e RDA-së në Gjilan, Valbona Tahiri, me rastin e hapjes së panairit të ndërmarrsisë ka thënë se kjo është një mundësi shtesë për bizneset e vogla dhe të mesme që të rriten dhe krijojnë ura lidhëse mes vete për të nxitur shitjen e produkteve të prodhuara në Gjilan dhe Anamoravë.
Kurse, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes për ndërmarrësin dhe prodhimet vendore në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind