Kosova
Prodhimet e kompanive nga Kosova promovohen në Greqi
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), organizoi paraqitjen shtetërore të tetë kompanive kosovare në panairin ndërkombëtar të ushqimit dhe pijeve “FOOD EXPO”, që u mbajt në Athinë të Greqisë nga data 12 mars 2022, transmeton albinfo.ch.
Kompanitë kosovare pjesëmarrëse në këtë panair janë: Eurofruti, Hit Flores, Newco Minex, Egi Group, Abi Elif, Frutex, Moea dhe Camel.
Krahas promovimit të produkteve të tyre, kompanitë vendëse së bashku me përfaqësuesin e KIESA-s, po zhvillojnë kontakte me kompanitë pjesëmarrëse, blerës, distributorë dhe agjentë shitjesh të pranishëm në këtë panair, me synim të krijimit të bashkëpunimit dhe gjetjes së tregjeve të reja për eksport.
Shtandi i Kosovës u vizitua nga pjesëmarrës të shumtë, të cilët po njoftohen nga afër me produktet e kompanive tona.
“FOOD EXPO” njihet si një ndër panairet më të mëdha në Evropën Juglindore, me një sipërfaqe prej 50,000 m2. Në këtë panair promovohen mbi 50 mijë produkte nga 1200 ekspozues që vijnë nga 31 vende të ndryshme të botës. Përgjatë tri ditëve, ky panair pritet të vizitohet nga rreth 50,000 vizitorë/tregtarë. Në të njëjtën periudhë kohore parashihen të zhvillohen mbi 12,000 takime B2B me ekspozuesit në “FOOD EXPO” 2022.
Në këtë panair u prezantuan prodhimet e ngrira dhe të thata të frutave dhe perimeve, industria përpunuese ushqimore e pemëve dhe perimeve, industria përpunuese konditorike, lëngje frutash, pije energjike, fruta mali, prodhime EKO etj.
Kosova në këtë panair promovohet krahas shteteve të tjera, si: SHBA, Italia, Gjermania, Turqia, Franca, Zvicra, Hungaria, Belgjika etj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih