Shkurt.ch

Procesi i vrasjes me sëpatë: Lirohet serbja

Për shkak të moshës (17 vjeç) të vrasësit, gjykimi i rastit të tij është në procesim në prokurorinë për të mitur

Ka përfunduar të premten procesi i identifikuar si “procesi i vrasjes me sëpatë”, në të cilin një grua 48 vjeçare serbe dhe djali i saj 17 vjeçar akuzoheshin për vrasjen e zviceranit, bashkëshort të gruas në fjalë.

Trupi gjykues në Gjykatën e Bellinzonas në vendimin e marrë dje ka shpallur të pafajshme gruan. Sipas mendimit të trupit gjykues, ajo nuk bart përgjegjësi për vrasjen brutale që ka kryer djali i saj, atëbotë 16 vjeçar, në korrikun e vitit 2011.

Ndërkaq, prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm për gruan, e cila dyshohej ta kishte nxitur të birin për të bërë vrasjen. Ky i fundit e kishte mbytur njerkun e tij me sëpatë dhe pastaj e ksihte copëtuar për ta bartur që t`i humbiste gjurmët e krimit.

Për shkak të moshës ende jo madhore të vrasësit, gjykimi i rastit të tij është në procesim në prokurorinë për të mitur.

Gjatë procesit është zbuluar se serbit të mitur i kishin ofruar ndihmë edhe dy të tjerë. Mes tjerëve edhe një kosovar.