Shqipëria

Procesi i Berlinit: Ministrat e Jashtëm mblidhen sot në Tiranë

Ministrat e Punëve të Jashtme mblidhen sot në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit, disa ditë para mbajtjes së samitit, që pritet të ketë disa lajme të mira për rajonin e Ballkanit, përcjell albinfo.ch.

Takimi mbledh bashkë ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së, si dhe organizatat rajonale.

 

AXHENDA:

9:00 –09:30 Mbërritja e krerëve të delegacionëve

9:30- 10:15 Hapja e Sesionit I

10:45 Sesioni II

12:20 Mbyllja e takimit

12:30 Konferencë e përbashkët për shtyp –

*Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi (Media pool, për të gjitha mediat e akredituara.