Lajme
Problemi i mbeturinave, vullnetarët në Cyrih mbledhin mbetjet e cigareve për argëtim

Në Cyrih, vullnetarët po pastrojnë plehrat, në mënyrë që të ndihmojnë pastruesit e qytetit në luftën kundër mbeturinave.
Lukas Tschopp është një nga vullnetarët që mbledh rregullisht mbetjet në Cyrih. Ky koncept quhet sponsorizimi i hapësirës. Individë privatë, shoqata ose kompani mund të kontaktojnë qytetin për një zonë të caktuar, shkruan albinfo.ch.
Shërbimi i pastrimit të qytetit me 250 punonjës pastron çdo ditë hapësirat publike. Punonjësit fshijnë rreth 9,000 tonë mbeturina çdo vit – pothuajse sa pesha e Kullës Eifel.
Megjithatë, mbeturinat mbeten ende, veçanërisht në shtigjet me zhavorr si Platzspitz pranë stacionit kryesor të Cyrihut. “Mbledhja e çdo bishti cigareje atje do të kërkonte relativisht kohë për ne,” thotë Niels Michel nga Waste and Recycling Cyrihu. Për këtë arsye ishte një fat për qytetin që një kompani e mori vullnetarisht këtë punë, transmeton SRF.
Cyrihu po kërkon më shumë vullnetarë dhe sipas qytetit fokusi është në motivimin personal që dikush do të donte të pastronte ambientet e tij të banimit apo edhe rrugën e ecjes. Rebecca Grzesik, vullnetare për shembull, e përshkruan “Fötzele” si argëtim. “Është pothuajse varësi”.
Dhe Lukas Tschopp sjell në lojë mirëqenien e komunitetit.
“Nëse natyra po ecën mirë, ne të gjithë jemi mirë. Prandaj fjala mbrojtje e mjedisit është e mangët. Kjo në fakt duhet të nënkuptojë mbrojtje njerëzore”, ka thënë ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora solli në Shqipëri gati 1 miliardë euro Remitancat thyejnë rekord historik...
-
Dy motrat shqiptare nga Italia në Kampionatin për Shah
-
Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false
-
Arrestohet shqiptarja, ka rrëmbyer fëmijën e saj nga ish bashkëshorti
-
Blina Kurti fitoi tri medalje në Kampionatin e Xhudos në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra deporton një polak për herë të 16-të, por ai vazhdon të rikthehet Një 60-vjeçar polak është deportuar nga Zvicra plot 16 herë, por vazhdon të rikthehet, duke sfiduar...
-
Kantoni i Bernës do të prodhojë targa në institucionin korrektues Thorberg
-
Analizë e çmimit të derivateve në Zvicër, ku ishte më lirë e ku më shtrenjtë nafta gjatë vitit 2024?
-
Kujdes nga biletat false në Zvicër për Eurovision
-
Në qiellin e Luganos, u shfaq një spirale misterioze