Lajme
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
Zgjedhjet në Shqipëri
Lidhur me problematikat e shpërndarjes së fletëve të votimit në diasporë ka folur kryetari i KQZ Ilirian Celibashi i cili ka mbajtur sot një konferencë me gazetarët, në lidhje me votimin e diasporës, përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me problematikat që janë raportuar, ai tha se janë raportuar disa problematika, dhe se janë në komunikim me DHL.
“Jemi në dijeni, kemi komunikuar me DHL dhe kemi kërkuar që t’ia bëjnë me dije degëve që ka problematika, që kanë detyrim të shkojnë të tërheqin te banesa e votuesit, në shumicën dërrmuese e kanë bërë, por kas dhe raste kur nuk e kanë bërë.
Thuhet se procesi i dorëzimit është bërë në bazë protokollit. Ne dimë që është një numër i limituar, por nuk mund të themi që është një numër i lartë, nuk shkon më shumë se 100 numri i rasteve të problematikave, të të gjitha llojeve.
Në një rast një votues e ka bërë që të duket sikur nuk e ka fletën e votimit brenda zarfit, na është bërë e ditur kështu… ne nuk shohim një zgjidhje për momentin për këtë, është pak e vështirë për të dhënë një zgjidhje, normalisht dikush mund të mendonte që të çojmë një fletë tjetër votimi, por sa të sigurt jemi që ishte gabim i postierit?!”- tha Celibashi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











