Lajme
“Pro Visual”, produksioni i suksesshëm që u themelua në pandemi
Një dashuri fëmijërore për fotografinë, bëri që të themelohet produksioni filmik "Pro Visual". Kompania u ngrit nga Metin Avdiu, i cili në vitin 2020 e realizoi dëshirën e tij duke hapur kompaninë në Austri
Jeta e Metin Avdiut para “Pro Visual”, dashuria për fotografinë
Metin Avdiu, i lindur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, kishte ardhur në Vjenë më 1993, me prindërit dhe motrën. Fëmijëria e Metinit ka qenë e qetë dhe për këtë janë kujdesur prindërit e tij.
“Hapat e parë kanë qenë të vështirë sikur për çdo emigrant, por unë si fëmijë nuk e kam ndierë, sepse prindërit na kanë mundësuar një jetë normale e të lumtur. Para produksionit kam qenë shef operimi në një firmë sigurimesh”, ka thënë Metini.
Ndërkohë, ai ka kujtuar kohën kur si fëmijë merrte aparatin e nënës për të bërë foto, dhe që aty kishte lindur dashuria e tij për fotografinë.
“Isha rreth 12 vjeç kur në shtëpi kishim një fotoaparat. Më kujtohet që kur e merrja të bëja ndonjë fotografi më thoshte nëna `kujdes se po e prishë`. Ndërkohë, që kisha shumë dashuri për film dhe regji, por për shkak të kushteve të atëhershme financiare nuk e përmendja fare në shtëpi. Kur i mbusha të 17-at nisa të incizoj vetë me një kamerë dhe që atëherë nuk iu ndava kësaj rruge. Edhe pse nuk kam përfunduar shkollë për këtë punë, kam 20 vite eksperiencë”, rrëfen Metini tutje.
Kurse, përveç babait, nënës dhe bashkëshortes së tij, prej të cilëve ka pasur përkrahje të vazhdueshme, Metini ka falënderuar edhe kompaninë “Timi – Krans Kranarbeiten”, që i ka ndihmuar ta themelojë “Pro Visual”.
Gjithçka rreth produksionit “Pro Visual”
Produksioni është hapur më 15 mars të vitit 2020, mu në mesin e pandemisë, por me shërbimet që ofron ka arritur të bashkëpunojë me shumë kompani austriake.
“ProVisual” bazohet në Film Video dhe ne bëjmë Graphic-Design. Aty pastaj hyjnë edhe Social Media Content, pastaj dizajni për flyer-a, broshura, banera, etj. Deri më tani kemi bashkëpunuar me kompani si: Felber Bäckerei, Monas Home, Timi-Trans, Vilveta Coffee,TurmBau, Berisha Malerei etj”, vazhdon Metini.
Ideja për ta hapur produksionin nuk ka qenë aq e vështirë për t`u realizuar, meqë në Austri nuk ka shumë kompani të tilla. Metini ka thënë se produksioni i tij është ndër të paktat e kësaj fushe.
“E vetmja gjë që ka qenë problematike ishte periudha e pandemisë kur dhe u hap produksioni. Kjo sigurisht që na ka penguar në fillim. Por, produksione të kësaj fushe nuk ka shumë në Austri dhe mendoj se ne do t’u hapim rrugë gjeneratave të ardhshme, sepse është fushë që ka nevojë për kuadro të mira”, tregon ai tutje.
Bashkëpunimi me kompani shqiptare
Metini thotë se për të nuk ka qenë problem bashkëpunimi me kompani shqiptare. Përkundrazi, ai është shprehur falënderues dhe shpresëdhënës për të ardhmen.
Sipas tij, hapja e kompanive të reja nga shqiptarët në Austri vetëm sa e rrit besimin tek austriakët se shqiptarët mund të ofrojnë kualitet.
“Në fillim më thoshin se ishte problem të bashkëpunoja me shqiptarë, por realiteti më ka treguar të kundërtën. Ndjehem i lumtur që kompanitë shqiptare dominojnë në Austri, kompani të çfarëdolloj fushe. I gëzohem faktit që mund të zhvillohemi si shqiptarë dhe t`iu tregojmë kombësive të tjera që shqiptarët në secilin aspekt tregojnë kualitet”, ka thënë ai.
Projektet për vitin 2022
“Pro Visual” ofron paketa të ndryshme për klientët aktualë dhe ata që do të bashkëpunojnë në të ardhmen me këtë produksion. Megjithatë, i mbetet kohës që të shqyrtohen planet dhe të dilet me oferta që do jenë të kënaqshme e të pranueshme për konsumatorët.
“Kemi në plan oferta të ndryshme për klientët aktualë dhe të tjerët në të ardhmen. Por, nuk do i them tani për shkak se pak a shumë varet edhe prej situatës së pandemisë. Shpresojmë që viti 2022 të jetë më i suksesshëm sesa dy vitet e kaluara”, është shprehur Metini.
box
Fillo nga gjërat e vogla, ëndërro gjëra të mëdha!
Metini u përcjell një mesazh të gjithë atyre që kanë një vizion. Ai thotë se njeriu duhet të niset nga gjërat e vogla, për të ëndërruar gjëra të mëdha.
“Vizioni është arti i të parit të të padukshmes. Një vizion bëhet realitet nëse unë kam guximin që të kapërcejë kufijtë e mi. Edhe më bukur se të kesh vizione është t’i realizosh ato. Një vizionar e vështron ëndërrimthi të tashmen. Një vizionar është ai që arrin të bartë mirazhin e së ardhmes këtu dhe tani. Pavarësisht se ç` pengesa ke në rrugë, mos hiq kurrë dorë nga vizioni yt, sepse pengesat mund të jenë gjithashtu edhe trampolinë! Vizionar është ai mendimtar, vështrimi i të cilit e njeh formën e së ardhmes nëpërmjet formës së traditës. Realisti përpiqet që të krijojë imazhin e tij për botën, ndërsa vizionari përpiqet që t’i japë trajtë botës sipas imazhit e tij” është këshilla e Metinit.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?