Lajme
Prizreni, “qyteti muze” i Kosovës
Qyteti i Prizreni duke ruajtur vlerat antike, mesjetare dhe tradicionale, bartë mi supe zhvillimin e turizmit kosovar

Webfaqja MSN, gjatë vitit të kaluar kishte zgjedhur qytetin e Prizrenit në mesin e 10 qyteteve më të bukura të botës. Duke e ruajtur autoktoninë në Ballkan, Prizreni me vlerat antike, mesjetare dhe tradicionale shqiptare, bartë mi supe gjithë zhvillimin e turizmit kosovar.
Me mbi 24 lokalitete arkeologjike, me 39 objekte kulti të krishtera, 46 objekte islame, me mbi 74 objekte me karakteristika të theksuara të arkitekturës folklorike, Prizreni e bartë mbi vete epitetin e “qytetit muze”.
Kalaja që ngritët në kodrën mbi qytet, Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kisha e Shën Premtes, Manastiri i Kryeengjujve, Kisha e Shën Shpëtimtarit, Katedralja e Zonjës Ndihmëtare, Xhamia e Sinan Pashës, Hamami i Gazi-Mehmet Pashës, Ura e Vjetër e Gurit, janë vetëm një pjesë e trashëgimisë së kulturës materiale të Prizrenit…
Për zhvillimin e turizmit në këtë qytet ekziston një strategji. Këtë për RTK, e thotë se drejtori i Drejtorisë së turizmit, Mensur Bytyqi, por gjërat, sipas tij, po lëvizin ngadalë në këtë drejtim. Problem shqetësues për ecurinë e turizmit në Prizren, është edhe mungesa e ciceronëve, por edhe e një ligji për orientimin në mënyrë institucionale të vizitorëve, thotë Samir Hoxha.
Çështja e ciceronëve turistik, është bërë temë e drejtorisë së turizmit të kësaj komune. “Së shpejti do të organizohet një seminar 3 javor, përmes së cilit do të certifikohen ciceronët e ardhshëm që do të angazhohen në Prizren”, thotë Bytyçi.
Shoqëria civile, mendon se institucionet lokale, nuk po i qasen si duhet zhvillimit të turizmit në Prizren, sipas tij e gjithë shoqëria , duhet të kontribuojë në sigurinë e turistëve. Ndërkaq, policia rajonale e Prizrenit, ka një plan operativ për sezonin turistike.
Kapiteni Hazir Berisha, thotë se, do të ketë numër të shtuar të policëve civilë në gjithë teritorin e komunës së Prizrenit.
Prizreni është i njohur edhe për traditën e mirë të kultivimit të arteve të bukura. Janë organizuar dhe vazhdojnë të organizohen manifestime të shumta kulturore tradicionale. Festivali i këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, Festivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër “Dokufest”, festivali i fëmijëve “Fluturat”, si dhe një sërë aktivitetesh të tjera kulturore dhe sportive.
Vetëm gjatë javës së “Dokufestit” , Prizreni ka mbi 30 mijë vizitorë, me mbi 11 mijë e 500 shikues të filmave. Por, kënaqësia e vizitorëve të huaj nuk do të përfundonte vetëm në qytet. Prevalla, Vërmica, si dhe disa fshatra të tjerë interesant, në periferi,do të mund të përmbushin mozaikun e kërkesave turistike, në qytetin e Prizrenit.
E-Diaspora
-
Aktori i famshëm: Jam shqiptar, erdha në Greqi kur isha 5 vjeç Aktori i famshëm në Greqi e thotë me të madhe: Jam shqiptar, erdha kur isha 5...
-
Revista “Allas” shkruan për suedezen që organizoi një kamp unik eko-turizmi në malet shqiptare
-
Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shërbimi Konsullor në Vjenë zhvendosen në objekte të reja
-
Stokholm: Në kuadër të muajit të Frankofonisë, shfaqet filmi i regjisorit shqiptar “A Short Trip”
-
Ngjarje tragjike në Gjermani: Shqiptari nga Rahoveci vret gruan
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët frëngjishtfolës duan të shpërngulen në Francë Sipas një sondazhi të ri të publikuar nga platforma e konsumatorëve Comparis....
-
Zvicra me plane të reja për ndërtimin e spitaleve në rast lufte
-
Një tjetër zinxhir amerikan i ushqimit të shpejtë në Zvicër
-
Pluhuri nga shkretëtira e Saharasë edhe në Zvicër
-
Partnerët socialë mbështesin paketën e mbrojtjes së pagave me rezerva