Kosova
Prizreni në verën 2024: kulturë, histori dhe aventura
Verën 2024 Prizreni do ta mbushë me ngjarje kulturore dhe artistike që synojnë të bashkojnë jo vetëm diasporën shqiptare, por edhe turistët nga e gjithë bota
Në jug të Kosovës, në fund të Rrafshit të Dukagjinit, shtrihet Prizreni, si një nga qytetet ku gërshetohet kultura dhe historia jo vetëm e Kosovës, por edhe e gjithë Ballkanit, duke i dhënë atij epitetin e qytetit më të bukur të Kosovës.
Përplot me objekte të lashta, rrugë të kalldrëmta, objekte të historisë shqiptare dhe i rrethuar nga bukuritë natyrore të lartësive të Bjeshkëve të Sharrit, Prizreni në këtë verë, sikurse edhe në stinët e tjera, bën thirrje për aventura të paharrueshme kulturore dhe historike për të gjithë, dhe në veçanti për diasporën.
Si një nga qytetet më të lashta dhe multietnike të Kosovës, Prizreni verën e këtij viti ka planifikuar ta mbushë me ngjarje të pasura kulturore dhe artistike që synojnë të bashkojnë jo vetëm diasporën shqiptare, por edhe turistët nga e gjithë bota.
Programi i verës, i koordinuar nga Komuna e Prizrenit, nën udhëheqjen e kryetarit Shaqir Totaj, ofron një varg aktivitetesh të shumëllojshme që nga eventet kulturore e deri te ato sportive dhe festivale muzikore, duke shpalosur një panoram të gjerë të jetës kulturore të qytetit.
“Zambaku i Prizrenit”, “3×3 Streetball” dhe muzika rock & blues
Prizreni ka nisur festën në fund të muajit të kaluar, me spektaklin e njohur të “Zambakut të Prizrenit” në Kino Lumbardhi më 28 qershor. Është kjo një ngjarje që rikthen magjinë dhe historinë e qytetit përpara një publiku të gjerë, duke i bërë thirrje edhe diasporës për të njohur dhe përjetuar këtë traditë të rëndësishme.
Aktivitete ka pasur edhe më 30 qershor. Në këtë ditë Prizreni ka mbajtur turneun e basketbollit rrugor “3×3 Streetball” në Sheshin e Lidhjes, ku klubet sportive nga të gjitha trevat shqiptare kanë garuar dhe fituesi i saj u delegua për finalen në Prishtinë, që mbahet nga 18 deri më 21 korrik.
Nga 4 deri më 6 korrik, në Prizren u organizua edhe Festivali i muzikës rock & blues në ambientet e kalasë së lashtë. Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e madhe të rinisë artistike dhe të rinjve në përgjithësi, duke e bërë këtë festival një pjesë të pandarë të jetës muzikore të qytetit. Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar edhe talentet lokale nga diaspora dhe për të krijuar lidhje të reja me komunitetin.
Festivali i Teatrove, në ambiente të hapura
Nga 21 deri më 29 korrik, në Prizreni po mbahet Festivali i Teatrove në ambiente të hapura, ku artistët dhe grupet teatrale nga e gjithë bota po performojnë në hapësirat historike të qytetit. Ky festival është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar Prizrenin si një qendër kryesore e artit dhe kulturës në rajon, duke e prezantuar edhe përtej kufijve vendas dhe duke sjellë njohjen e trashëgimisë kulturore edhe për diasporën.
21-29 korrik 2024: Festivali i Teatrove
Vendi: Në të gjitha hapësirat historike të Prizrenit
Për të përshëndetur diasporën dhe për të rritur lidhjet me komunitetin e shpërndarë nëpër botë, javët e fundit të korrikut dhe fillimi i gushtit u janë dedikuar koncerteve dhe muzikës në Kej Shadervan. Kjo është një seri eventesh që synon të promovojë shkëmbimet kulturore dhe artistike, duke sjellë të huajt dhe duke e bërë Prizrenin një qendër tërheqëse për bashkëjetesën dhe diversitetin kulturor.
29 korrik – 3 gusht 2024: Java e diasporës
Vendi: Kej Shadervan
Aktiviteti kulmor i verës së Prizrenit është Doku Fest, një festival i vlerësuar ndërkombëtarisht i filmit me metrazh të shkurtër, i cili do të mbahet nga 2 deri më 12 gusht. Doku Fest do të ofrojë një gamë të gjerë filmash në hapësira të ndryshme nëpër qytet, duke përfshirë edhe shfaqjet kryesore në Kino Lumbardhi, duke bërë këtë festival një pikë referimi për kulturën dhe artin e filmit jo vetëm në Kosovë, por edhe për publikun ndërkombëtar.
2 deri 12 gusht 2024: Doku Fest
Vendi: Kino Lumbardhi
Adem Morina, drejtor i Departamentit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, shprehet se ky program ka një synim të qartë për të promovuar Prizrenin si një destinacion kulturor dhe artistik, duke e bërë këtë qytet një ndër qytetet më tërheqëse për të gjithë ata që janë të interesuar për kulturën, historinë dhe artin në të gjitha format e tyre.
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë