Uncategorized
Privatizimi i Brezovicës para dështimit?
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar zyrtarisht se konzorciumi francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, ka dështuar të sigurojë 163 milionë euro për fazën e parë të investimeve në resortin e Brezovicës.
Ky dështim për të përmbushur kushtin kryesor ka bërë që javë më parë kompania “Brezovica Resort” LLC (Partneri Privat), të bëjë kërkesë për zgjatjen e afatit deri më 31 maj të vitit 2016.
Sipas ministres, kjo shtyrje ka bazë ligjore, pasi që si standard për marrëveshjet për financim të projekteve, neni VII. 4 e dosjes së tenderit të KPP shprehimisht përcakton se secila palë në Marrëveshjen e PPP-së mund të zgjasë afatet palës tjetër në rast të një dështimi për të përmbushur ndonjë nga kushtet paraprake për hyrjen e plotë në fuqi të Marrëveshjes së PPP-së, shkruan zeri.info.
Duke u bazuar në këtë dosje tenderi komisioni ndërministror ka marrë vendimin, që kontrata dhe data e fundit për sjelljen e dokumentacionit, që dëshmojnë mobilizimin e financave, të jetë 31 maji i vitit 2016.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit