Uncategorized
Pritjet në Merdar deri në 3 orë, kolona deri në 600 metra
Pritjet janë kryesish nga hyrja nga Serbia për në territorin e Kosovës, por vetëm në pikë kalimin kufitar në Merdar, nga se në vendkalimet e tjera pritje nuk ka
Përkundër se Kuvendi i Kosovës ditë më parë miratoi rezolutën për lehtësira në pikat kufitare për mërgimtarët, një gjë e tillë duket se nuk ka pasur fare efekt.
Pas nisjes së pushimeve të mërgimtarëve, të cilët kanë filluar të vijnë në Kosovë, në pikën kufitare në Mendar për të hyrë në Kosovë pritjet gjatë mëngjesit janë deri 180 minuta, pra deri në tri orë. Kjo konfirmohet edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme që thotë se kolonat në hyrje nga Serbia janë deri në 600 metra.
Pritjet janë kryesish nga hyrja nga Serbia për në territorin e Kosovës, por vetëm në pikë kalimin kufitar në Merdar, nga se në vendkalimet e tjera pritje nuk ka.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i ka thënë albinfo.ch se këto pritjet po shkaktohen për shkak të frekuentimit të madh të automjeteve në këtë pikë kufitare. “Pritjet po shkaktohen po ashtu edhe për shkak të procedurave të kontrollit dhe dokumentacioneve që aplikohen nga pala serbe”, ka thënë Kelani. Policia u bën thirrje mërgimtarëve që t’i shfrytëzojnë edhe hyrjet e tjera nga Serbia për në Kosovë.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën