Kosova

Pritjet në hyrje të Kosovës: Dy orë në Merdar, 50 minuta te Dheu i Bardhë

Po vazhdojnë pritjet në hyrje të Kosovës për mërgimtarët që kanë ardhur te pikat kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në Merdar pritjet janë deri në dy orë, ndërsa kolona 2000 metra, transmeton albinfo.ch.

Te Dheu i Bardhë kolona për të hyrë në Kosovë është deri në 120 metra, ndërsa pritjet deri 50 minuta.

Sipas përditësimit të fundit, në pikat e tjera kufitare në hyrje dhe dalje të Kosovës nuk janë regjistruar kolona.