Lajme

Pritjet në aeroportin e Cyrihut, çka i shkaktoi?

Të martën në mëngjes u krijuan radhë të gjata për kontroll sigurie në aeroportin e Cyrihut. Qytetarët u shprehën të mërzitur për shkak që pritjet shkonin deri në një orë. “Duhej të prisnim një orë,” tha një qytetar për Blick, i cili priste të nisej për në Budapest, përcjell albinfo.ch.

Zëdhënësja e aeroportit, Bettina Kunz, hedh fajin te policia kantonale e Cyrihut si përgjegjëse për kontrollin e sigurisë. “Bazuar në parashikimet tona të pasagjerëve, ne urdhërojmë staf për linjat e kontrollit nga policia kantonale. Si rezultat i pandemisë së koronës dhe për shkak të tregut të tkurrur të punës, fatkeqësisht nuk është gjithmonë e mundur që policia kantonale të sigurojë kuotën e kërkuar, u shpreh ajo, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, Alexander Renner, zëdhënës i policisë kantonale të Cyrihut, u shpreh se pritje do të ketë gjatë gjithë ditës dhe tha se kjo u shkaktua nga mungesa e personelit. “Për shkak të një numri të madh të papritur të pasagjerëve ndërkontinentalë, personeli i kontrollit duhej të zhvendosej spontanisht”, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.