Kosova

Pritjet mbi një orë në dalje të Merdarit dhe në pikën Dheu i Bardhë

Mësohet se në pritjet në hyrje-daljet në pikat kufitare të vendit janë duke vazhduar edhe në vikend, transmeton albinfo.ch.

Referuar të dhënave zyrtare nga Qendra për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare në Mendarë, pritjet për të dalë nga Kosova janë nga 60 deri në 70 minuta ndërsa kolona është e gjatë 800-900 metra. Teksa pritje ka edhe për të hyrë në këtë pikë kufitare janë 05-10 min.

Ndëra në pikën kufitare Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë deri në një orë e gjysmë ndërsa për të hyrë pritjet janë deri në 25 minuta.

QENDRA KOMBËTARE PËR MENAXHIM KUFITAR
FLUKSI NË DISA NGA PIKAT E KALIMIT KUFITAR
Pikat e Kalimit Kufitar Hyrje (min) Dalje (min)
– Merdarë 05-10                   Dalje                   60-70
– Jarinje 30-35                     Dalje                    80-90
– Mutivodë 03-05                 Dalje                  03-05
– Dheu i Bardhë 20-25          Dalje              70-75
– Vërmicë 10-15                      Dalje                  15-20
– Muçibabë 03-05                 Dalje                    03-05