Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Flinte në stacionin e trenit, sot storje suksesi. Prestigjiozja italiane artikull për shqiptarin 33-vjeçar Endrit Rustemi, i lindur në Fier, në vitin 1991, mbërriti në Itali në moshën 9-vjeçare me...
-
Simpozium me ligjërata mjekësore në Gjenevë
-
Zvicër: Akademi Përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës
-
Policia bastis klubin shqiptar në Kriens: “Ndihemi të trajtuar si kriminelë”
-
Këta janë kandidatët nga diaspora për zgjedhjet e 9 shkurtit
Jeta në Zvicër
-
Michelle Hunziker, prezantuesja e Eurovizionit në Bazel Prezantuesja zvicerane e televizionit italian, Michelle Hunziker, pritet të jetë prezantuesja kryesore kur Zvicra të presë...
-
Gazeta gjermane u bën thirrje lexuesve të shkojnë për të jetuar dhe punuar në Zvicër
-
Gjeneva lëshoi një numër rekord të lejeve të punës ndërkufitare vitin e kaluar
-
A janë të shtrenjta çmimet e biletave të trenit në Zvicër?
-
Protesta në rrugët e Davos, të rinjtë kërkojnë drejtësi sociale