Lajme

Pritje të gjata deri në dy orë në Merdar

Pas pushimeve në Kosovë, shumë bashkatdhetarët po kthehen në vendet nga kanë ardhur, ata sot në vendkalimin kufitar Kosovë- Serbi, në Merdar, po presin deri në dy orë për ta lëshuar Kosovën, ndërsa për të hyrë në Republikën e Kosovës pritjet janë deri në 30 minuta, përcjell albinfo.ch.

Shkaktar i pritjeve të bashkatdhetarëve tanë, sipas burimeve të gazetallapi. com, janë autoritetet serbe që edhe sot po punojnë me kapacitete jo të plota dhe shihet një neglizhencë e madhe e autoriteteve kuftare të Serbisë.

Ndryshe bashkatdhetarët që po hyjnë në Kosovë nuk po paguajnë për Kartonin e gjelbër, pasi që Qeveria e Kosovës i ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet. /Albinfo.ch