Lajme

Pritje solemne për 17 Shkurtin në Ambasadën e Kosovës

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

Në një atmosferë solemne sonte në Bernë është mbajtur pritja tradicionale që me rastin e Ditës së Pavarësisë, 17 Shkurtit e organizon Ambasada e Kosovës në Bernë.

Një numër i konsiderueshëm ambsadorësh dhe diplomatësh tjerë  rangjesh të ndryshme të  akredituar në Bernë krahas përfqësuesve të institucioneve zvicerane kanë nderuar këtë pritje. Si zakonisht, në pritje kanë marrë pjesë edhe mjaft basdhkatdhetarë me qëndrim në Zvicër, përfaqësues shoqatash, bashkësishë fetare e biznesesh dhe miq zviceranë të komunitetit shqiptar.

Në një fjalë përshëndetjeje, ambasadori i Kosovës në Zvicër z. Naim Malaj fillimisht nuk ka lënë pa përmendur kontekstin e zymtë në të cilin bie kjo festë sivjet, eksodin e qytetarëve të Kosovës që ka gjetur shprehje sidomos javëve të fundit.

“Por megjithatë ne sot pas 7 vitesh pavarësi jemi më mirë se para pavarësisë, kemi bërë hapa përpara”, ka theksuar Malaj. Në këtë drejtim ai ka falënderuar Zvicrën për ndihmën e pakurser dhënë Kosovës dhe shqiptarëve në kohë të ndryshme.

Ai ka përmendur edhe aktivitetin më të rëndësishëm që është zhvilluar vitin që shkoi dhe po vazhdon edhe tutje, atë të ekspozitës shëtitëse “Besa”, që po organizohet me mbështetjen e Ambasadës së Kosovës, të Izraelit  dhe asaj të Shqipërisë.

Ambasadori Malaj ka thënë për albinfo.ch se në këtë pritje kanë qenë të pranishëm një numër i madh ambasadorësh, disa dhjetëra sish, veç tjerash edhe të shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, si ambasadori i Vatikanit, ai i Iranit etj.

Në vazhdim, në emrin e Departamentit të Punëve të Jashtme të Zvicrës ka folur Stephane Tomagiani. Ai ka theksuar se  lidhjet e Zvicrës me Kosovën që nuk fillojnë vetëm me njohjen e pavarësisë, nga viti 2008.  Ato janë shumë më të vjetra dhe datojnë së paku nga vitet 60-70 kur kosovarët kanë filluar të vijnë në Zvicër si punëtorë stinorë. Por, ka prekje në mes të dy vendeve e kulturave edhe më herët.

Në këtë kontekst Tomagiani ka përmendur shkrimtarin e madh zvicera Max Frisch i cili në fillim të viteve `30 të shekullit të kaluar kishte kaluar nëpër Kosovë dhe kishte lënë disa rreshta të shkruar me përshtypjet e tij nga ky udhëtim. Por, kulmi i marrëdhënieve Zvicër-Kosovë është aritur gjithsesi pas pavarësisë së Kosovës, gjegjësisht njohjes së saj nga Zvicra. Periudha e “formalizimit” të raporteve është shënuar veç tjerash nga së paku 12 marrëveshje që kanë nënshkruar dy shtetet në mes vete. “Nëse marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe Kosovës janë aq të përzemërta dhe intensive, kjo është edhe meritë e juaja” ka thënë  Tomagiani duke iu drejtuar ambasadorit Malaj personalisht. “Qe 5 vite ju përfaqësoni Kosovën këtu në Zvicër dhe punoni – shumë herë në qendër të vëmendjes , nganjëherë në hije, por gjithherë pa u lodhur – në favor të thellimit të marrëdhënieve tona dypalëshe…”

Në fund ai ka përgëzuar pjesëtarët e diasporë kosovare në Zvicër të cilët “me punën, kreativitetin dhe dinamizmin e tyre po japin kontribut të përditshëm në prosperitetin zviceran”.