Kosova

Pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

Deri në një orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuar në orën 09:30, kolona në Merdarë është rreth 500 metra, ndërsa të Dheu i Bardhë 400.

Sipas këtyre të dhënave në pikën kufitare në Jarinje, ka pritje deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë.