Lajme

Pritje deri në dy orë për të dalë nga Kosova

Mërgimtarët kthehen në Diasporë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Deri në dy orë po presin qytetarët për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdar, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara sot rreth orës 07:30 kolona e veturave që presin për të dalë nga kjo pikë është e gjatë 1200 metra.

Pritje ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë, por aty pritjet po zgjasin rreth 20-30 minuta dhe kolona është e gjatë rreth 80 metra.

Në pikat e tjera kufitare nuk raportohet për pritje.