Bota
Pritja e Vitit të Ri 2018, zona për gra në Berlin
Masat e reja të sigurisë gjatë kremtimit në Portën e Brandenburgut kanë iniciuar një zonë të këtillë për shkak të frikës se mund të ndodhin sërish sulme seksuale ndaj grave
Organizatorët e kremtimit të Vitit të Ri në kryeqytetin gjerman për herë të parë do të krijojnë një zonë të sigurt për gratë.
Masat e reja të sigurisë gjatë kremtimit në Portën e Brandenburgut kanë iniciuar një zonë të këtillë për shkak të frikës se mund të ndodhin sërish sulme seksuale ndaj grave, sipas mediave botërore.
Pritet që festimi në Berlin të vizitohet nga qindra-mijëra njerëz dhe për këtë arsye janë futur masa strikte të sigurisë. Në sheshin përpara Portës së Brandenburgut do të ndalohet të futen çanta të mëdha të shpinës dhe pije alkoolike.
Gjatë kremtimeve të Vitit të Ri në Këln dy vjet më parë pati shumë grabitje dhe sulme ndaj grave.
Disa qindra gra pastaj raportuan se ato u sulmuan nga një grup njerëzish me origjinë emigrantësh.
Sulmet e Këlnit kanë rritur tensionet në Gjermani lidhur me fluksin e madh të refugjatëve dhe emigrantëve. Vetëm në vitin 2015, më shumë se një milion njerëz nga Siria dhe Iraku kanë mbërritur në Gjermani.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?