albinfo.ch
Integrimi
Shqipëria shënon ditën e flamurit me miq
Në një atmosferë solemne në Bernë, Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar pritjen tradicionale me rastin e 104-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Të ftuarit e kremtimit të ditës së flamurit në Bernë i mirëpriti dhe përshëndeti Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, Z. Ilir Gjoni.
Pasi ka folur për rëndësinë që ka Dita e pavarësisë për shqiptarët dhe për raportet që ka krijuar Shqipëria me Zvicrën, diplomati Gjoni ka falënderuar të pranishmit nga komuniteti shqiptar për kontributin e tyre dhe vlerave, siç ka thënë ai, për t’i bartur në shoqërinë e këtushme zvicerane.
“Ato janë vlera të spikatura të shqiptarëve, për të cilat ne ndihemi krenarë. Si ambasador i Republikës së Shqipërisë këtu në Zvicër i shpreh mirënjohje personale të tërë stafit të ambasadës të gjithë juve të pranishëm dhe të gjithë shqiptarëve që janë kudo të pranishëm në Zvicër për kontributin për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe forcimin e marrëdhënieve me Zvicrën. Ju uroj të gjithëve ta gëzojmë Festen e Flamurit”, ka thënë ambasadori shqiptar në Bernë, Ilir Gjoni.
Në këtë pritje solemne të Ambasadës së Shqipërisë në Zvicër ka marrë pjesë një numër i konsiderueshëm ambasadorësh dhe diplomatësh të tjerë rangjesh të ndryshme, të akredituar në Bernë, si dhe përfaqësues të institucioneve zvicerane.
Si zakonisht, në pritje kanë marrë pjesë edhe bashkatdhetarë me qëndrim në Zvicër, përfaqësues shoqatash, bashkësish fetare e biznesesh dhe miq zviceranë të komunitetit shqiptar.
(Foto: Armend Berisha)
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë