Kuriozitete
Pritet të testohet avioni hipersonik, parashihet një orë udhëtim nga Londra në Nju-Jork
Njihuni me aeroplanin që së shpejti do të testohet me shpejtësi të jashtëzakonshme

Shumë vende i kanë ndaluar projektet e avionëve supersonikë për shkak të zhurmës, kostos së teknologjisë dhe çmimit të lartë të biletave, përcjell albinfo.ch.
Por kjo duket se po ndryshon, pasi javën e shkuar kompania “Venus Aerospace” prezantoi një mjet ajror që mund të fluturojë me shpejtësi të lartë.
Avioni Venus Detonation Ramjet 2000 lb Thrust Engine arrin një shpejtësi 6 herë sa ajo e zërit. Kjo do të thotë që ai mund të përhkojë 3500 milje në orë, duke e bërë të mundur kalimin e distancës Londër-Nju Jork në vetëm një orë.
Venus Aerospace po planifikon të zhvillojë një test fluturimi vitin e ardhshëm, me qëllim që avioni hipersonik të jetë i përdorshëm për fluturimet komerciale dhe flotat ajrore.
Avioni mund të fluturojë më lart sesa ata që përdoren, pasi në nisje vendos në punë motorët e zakonshëm dhe pasi shkon në lartësi, aktivizon raketat.
Mjeti nuk do të fluturojë në kufirin me hapësirën, por do të jetë mjaftueshëm lart sa të duket harku i planetit dhe ngjyra e errët e hapësirës.
Veç kësaj kompanie, Sierra Space dhe Heremeus po punojnë për të njëjtën gjë, si edhe kompania kineze Space Transportation që po ndërton një “raketë me krahë” për turizmin hapësinor dhe transportin ndërqytetas.
Nëse këto mjete ajrore do të jenë të disponueshme për fluturimet komerciale, do të ndryshojnë tërësisht atë që kemi përdorur deri më tani. Do të jenë më të vogla, pa dritare dhe janë krijuar për të reduktuar zhurmën, edhe pse do t’u duhet të fluturojnë mbi oqeane për të pakësuar zhurmën që përçohet në tokë.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pjesëmarrje e ulët në votime – a është kjo demokratike? Në Zvicër, një e shtata e popullsisë mund të vendosë për të gjithë vendin. Pjesëmarrja në...
-
Trotinetët elektrikë të lirë nuk janë gjithmonë të cilësisë së mirë, paralajmërojnë ekspertët
-
Zvicër: Ku të gjeni karburantin më të lirë
-
Zvicra përpiqet ta bëjë ushtrinë më atraktive për vajzat e reja
-
Zvicra nuk di asgjë për planin sekret të azilit të liderit të CDU, Merz