Lajme

Futet në qarkullim monedha përkujtimore e BREXIT-it

Britania pas 47 vjetëve qëndrim në Bashkimin Evropian, që nga 31 janari zyrtarisht nuk është pjesë e saj.

Lidhur me këtë, një monedhë përkujtimore 50 pence [60 centë] që shënon largimin e Britanisë së Madhe nga blloku evropian është zbuluar nga sekretari i Thesarit, Sajid Javid.

Monedha do të mbajë mbishkrimin “Paqja, prosperiteti dhe miqësia me të gjitha kombet” dhe datën 31 janar 2020.

Javid kishte urdhëruar për herë të parë prodhimin e këtyre monedhave, pra përpara datës 31 tetor të vitit të kaluar.

Por, vonesa në BREXIT do të thoshte që rreth një milion monedha duhej të shkriheshin derisa të konfirmohej një datë e re daljeje.

Rreth tre milionë monedha BREXIT pritet të futen në qarkullim, ndërsa shtatë milionë të tjera do të shtohen përgjatë vitit, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.