Kosova

Pritet rritja e çmimeve të derivateve në Kosovë

Kohët e fundit dukshëm është shënuar rritja e çmimeve në shumë produkte në vendin tonë.

Sa u përket derivateve, ato nuk është se kanë pësuar lëvizje të mëdha, porse pritet të ketë së shpejti.

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë se qytetarët e vendit edhe më tej po shërbehen me çmimet më të lira në vend.

“Çmimet i përcakton bursa dhe organizata prodhuese OPEC, ku reflekton edhe në Kosovë. Çmimet në Kosovë sillen kështu: dieseli 0.85 centë deri në 0.92 centë, benzina 0.87 deri në 0.95 centë.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë që e ka akcizen më të ulët për 0.22 centë për një litër”, ka theksuar ai.

“Sipas informatave ku ka qenë një takim me organizatën prodhuese e ka kundërshtuar Rusia. Ka kërkuar që të reduktohet prodhimi, por shtetet arabe e kanë kundërshtuar, kështu që do të ketë rritje të lehtë të çmimeve, sepse prodhimi në OPEC, është në rritje”, vlerëson Berjani.

Berjani ka treguar se çmimet e derivateve në Shqipëri qëndrojnë më ndryshe.

“Çmimet në Shqipëri aktualisht janë kështu, dizeli 1.30 centë, kurse benzina 1.32 centë”, shtoi ai.

Vlen të përmendim faktin se që nga fillimi i pandemisë Covid-19 e deri tashti qytetarët e vendit janë shërbyer me çmime të arsyeshme.