CH-Ballkani

Pritet lirimi i biletave të aeroplanëve

Së shpejti pritet të nënshkruhet një marrëveshje trepalëshe, Prishtinë-Shkup-Podgoricë për aviacionin civil. Kjo marrëveshje parashikon edhe uljen e biletave të aeroplanëve

Përfaqësuesit e Kosovës, Malit të Zi dhe të Maqedonisë së shpejti do ta nënshkruajnë një marrëveshje trepalëshe për transportin ajror. Kjo marrëveshje bashkëpunimi, siç raportojnë mediet në Prishtinë, parashikon uljen e biletave për aerotransport.  

“Kjo marrëveshje do të ndikojë që biletat e shtrenjta të aeroplanëve, të nisin të lirohen”, transmeton KTV detajet e marrëveshjes. Sipas zyrtarëve të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, kjo marrëveshje  pritet të shkurtojë edhe kohën e udhëtimit.

Drejtori i këtij institucioni, Dritan Gjonbala ka treguar rreth punëve që janë duke u bërë në fushën e aviacionit civil. “Ashtu si të gjitha institucionet edhe ky institucion po përballet me pengesa që Serbia po ia shkakton”, ka thënë ndër tjera Gjonbala.

Sipas tij, ka interesim të kompanive të ndryshme për operim të tyre në Kosovë, ndërsa përkundër rregulloreve të miratuara, siç tha ai, ende nuk ka asnjë kërkesë që është bërë nga pronarë të avionëve privatë për aterrim në Kosovës.

Këtë Gjonbalaj e ka lidhur me mungesën e anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe problemet me njohjet.

Gjatë këtij viti, numri i udhëtarëve që do të udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të rritet për 10 për qind, ka thënë Gjonabala