Lajme
Priten vërshime në Austri dhe Gjermani
Moti me shi ditëve të fundit do të shkaktojë vërshime, sidomos në Gjermani dhe Austri, përcjell albinfo.ch.
Disa vende të tjera po përgatiten për vërshime të jashtëzakonshme. Disa pjesë të Republikës Çeke dhe Polonisë tani më po përballen me shira të mëdha, që sipas prognozave mund të shkojnë deri 400 litra shi për metër katror brenda katër ditëve të ardhshme. Austria dhe Sllovakia mund të regjistrojnë deri në 200 litra, thonë ekspertët.
E vërshime serioze mund të ketë edhe në Gjermani dhe rreth saj. Disa ekspertë thonë se nëse realizohen parashikimet, kjo mund të jenë një prej vërshimeve më të mëdha që kanë përjetuar këto vende që nga viti 1997 dhe 2002. Ndaj, nëse jetoni në këto rajone, apo dhe në afërsi të lumenjve të mëdhenj, ta keni parasysh dhe të keni kujdes. Gjermania, Austria dhe vendet e tjera kanë angazhuar edhe forcat ushtarake për të ndihmuar në përgatitje.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë