Lajme
Priten mbi 2 milionë e gjysmë pjesëmarrës në Züri Fäscht
Festa e fundit ishte katër vjet më parë, në vitin 2019 kur qe vendosur rekordi, me 2.5 milionë vizitorë. Zürifäscht është festa e gjashtë e madhe popullore në botë

“Züri Fäscht” që është festa më e madhe e Zvicrës, sipas rregullit zhvillohet çdo tre vjet. Por për shkak të pandemisë, festa e fundit ishte katër vjet më parë, në vitin 2019, transmeton albinfo.ch. Atë vit qe vendosur rekordi, me 2.5 milionë vizitorë.
Festa ka sonte kulmin e saj dhe, duhet pritur mbrëmjen e nesërme për të ditur nëse do të kalohet rekordi në fjalë.
Kjo festë është e gjashta në botë, sipas madhësisë.
Programi përfshin tre spektakle të mëdha fishekzjarresh, tri shfaqje me drone, një Chilbi me 70 korsi, mbi 350 tezga tregu, 180 restorante dhe 50 skena muzikore.
Sidoqoftë, nga këndvështrimi i policisë, bilanci i parë i festës është pozitiv, raporton srf.ch. Policia thotë se kishim një ditë intensive të festimeve, e cila u shoqërua me shumë operacione të vogla. Janë paraqitur të humbur tre fëmijë, të cilët shumë shpejt janë bashkuar me prindërit si dhe janë regjistruar një numër i vogël vjedhjesh.
Një nga pikat kryesore në Züri Fäscht janë fishekzjarrët. Të premten në orën 22.30 janë shkrepur fishekzjarrët “Love the Life”. Shfaqja u shoqërua me hite të përzgjedhura të pop muzikës, transmeton albinfo.ch. Spektakli ka mahnitur dhjetëra mijëra shikues në pellgun e liqenit përgjatë 25 minutave.
Në mesnatë ka pasuar një spektakël me drona, me temën “New Energy”. Bëhet fjalë për 300 drona që kanë ndriçuar qiellin mbi Cyrih.
(Fotot: albinfo.ch)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Donikë Sejdiu mbron me sukses doktoratën në Universitetin e Cyrihut Donikë Sejdiu, studente me prejardhje nga Kumanova, ka mbrojtur me sukses të shkëlqyeshëm temën e doktoratës...
-
Gjermani: Studentët e Juridikut nga Universiteti i Prishtinës zënë vendin e 6-të në botë
-
Itali: 22-vjeçar shqiptar kapet me 12 doza kokainë
-
Presidentja Osmani pret mërgatën në një pritje tradicionale në Presidencë
-
Me biçikletë nga Zvicra në Çegran: Mërgimtari Senad Mamudi përshkon mijëra kilometra për të vizituar vendlindjen
Jeta në Zvicër
-
Pas 20 ditësh kaosi, qarkullimi në HB Zürich rikthehet në normalitet Pas 20 ditësh kaosi dhe devijimesh, qarkullimi rreth Stacionit Kryesor të Zyrihut (HB Zürich) është rikthyer...
-
Afati i tarifave amerikane: Zvicra ende në pritje të vendimit zyrtar
-
Pilot projekti në Zvicër që synon të riciklojë xhamat e dritareve të përdorura
-
Ndikimi i traktateve të reja të BE-së mbi imigracionin
-
OKB në Gjenevë bën thirrje për reformë të tarifave mbi plastikën