Shkurt.ch

Priten çmime enorme të benzinës

Çmimet e benzinës ​​dhe naftës do të vazhdojë të rriten, pavarësisht vlerës rekorde të ulët të dollarit

Vozitja me veturë po bëhet e shtrenjtë në Zvicër. Janë paralajmëruar çmime enorme të benzinës.

“Pas Festës se Pashkëve, çmimet do të jenë edhe më të shtrenjta”, ka thënë për 20minuten, Rolf Hartl, drejtor i rrjetit të shoqatave zvicerane të naftës.

Sipas naftëtarëve zviceranë nuk përjashtohet mundësia që në disa pompa të benzinës në Zvicër, të rriten çmimet e derivateve të naftës deri në 2 franga për litër. Një çmim i tillë rekord ishte gjatë verës së vitit 2008.

Gjatë muajit janar, mesatarja e një litre benzinë sillej prej 95 deri 1,68 franga.

Arsyet kryesore për rritjen e çmimeve të benzinës sipas naftëtarëve janë trazirat e vazhdueshme në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.

Shtrenjtimi i çmimit tëderivateve të naftës deri në 2 franga pritet të stabilizojë vlerën e dollarit. Këtyre ditëve një dollar ka kushtuar më pak se 90 rape.

Nëse keni plane të udhëtoni dikund për festën e pashkëve, mirë do të ishte ta mbushni rezervarin e automjetit tuaj para ditës së premte.