Lajme

Priten 800 mijë azilkërkues në Gjermani këtë vit

Autoritetet gjermane parashikojnë të mbërrijë në 800 mijë numri i azilkërkuesve këtë vit në Gjermani. Këto janë të paktën vlerësimet e ministrit të Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere.

Sipas parashikimit të ri, numri do të jetë katër herë më shumë se vitin e kaluar. Deri më tani Zyra Federale kishte parashikuar se do të vijnë 450 mijë kërkesa për azil këtë vit.

Sipas de Maiziere, shifrat e reja paraqesin një sfidë për Gjermaninë.