Lajme
Priten 30,000 azilkërkues, raporti i publikuar paralajmëron presionin e migracionit dhe radikalizimin
Qeveria federale pret deri në 30,000 aplikime të reja për azil në vitin 2024. Një raport i zbuluar nga DDPS tani paralajmëron për presionin e migracionit dhe radikalizimin. Eksperti Dirk Baier këmbëngul për forca policore “të lidhura mirë”, transmeton albinfo.ch.
Sekretariati Shtetëror për Migracionin, SEM, supozon se numri i kërkesave të reja për azil këtë vit do të jetë të paktën aq i lartë sa në vitin 2023. Përvoja tregon se kulmi do të arrihet në verë ose në fillim të vjeshtës.
Këshilli Federal paralajmëron për rreziqet e emigracionit
Tani ka rrjedhë një pjesë e raportit të Komisionit të Studimit të Politikave të Sigurisë, i cili në fakt do të publikohet në verë.
“Presioni i migracionit mbi Evropën po rritet. Radikalizimi në shoqëri po bëhet gjithnjë e më brutal, veçanërisht duke marrë anë në konfliktin e Lindjes së Mesme, gjë që reflektohet edhe në rritjen e aktiviteteve antisemite”, thuhet në raport, teksa tregohet se në cilat vende vijnë më së shumti refugjatët dhe nëse ekziston realisht një rrezik radikalizimi.
Sa njerëz do të vijnë në Zvicër në vitin 2024?
Sekretariati Shtetëror për Migracionin supozon se do të ketë rreth 30,000 kërkesa të reja për azil, afërsisht i njëjti numër si në vitin 2023. Rruga ballkanike nga Turqia nëpërmjet Greqisë dhe Bullgarisë dhe ajo mesdhetare janë veçanërisht vendimtare për numrat efektivë.
Sipas SEM, parashikimet e sakta janë të vështira për shkak të problemeve aktuale në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe vende të ndryshme afrikane. Nëse konfliktet përkeqësohen ose ndodh një ngjarje e madhe, qeveria federale pret që shifrat të rriten. Për më tepër, një parashikim për numrin e imigracionit të paligjshëm nuk është ende i mundur.
Nga vijnë këta njerëz?
Sipas SEM, vendet më të zakonshme të origjinës në vitet e fundit kanë qenë Afganistani me 7000 kërkesa për azil, Turqia me gati 5000, Siria, Eritreja dhe Etiopia me gjithsej mbi 3000 kërkesa për azil.
Numri i emigrantëve që largohen nga bregu perëndimor i Afrikës dhe kanë mbërritur në ishujt Kanarie, që i përkasin Spanjës, është rritur ndjeshëm në janar. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, që nga fillimi i vitit në Madrid janë numëruar 7270 refugjatë nga vendet afrikane.
A po rritet radikalizimi për shkak të shtimit të migracionit?
Sipas ekspertit të ekstremizmit, Dirk Baier, shumica e emigrantëve nuk kanë asnjë lidhje me dhunën, krimin dhe ekstremizmin.
“Zvicra nuk është fokusi i grupeve terroriste islamike. Ata nuk do të dërgojnë kryesisht përkrahësit e tyre në Zvicër, por në vende të tjera si Franca apo Britania e Madhe”, thotë Baier.
Kjo nuk do të thotë se emigrantët nuk mund të kryejnë krime të dhunshme. Megjithatë, nëse ata akomodohen siç duhet dhe u jepet mbështetje sociale dhe psikologjike, eksperti nuk sheh rrezik të konsiderueshëm të radikalizimit.
“Ekziston gjithmonë një rrezik i mbetur që do të ketë njerëz në një grup njerëzish që janë të hapur ndaj ideve radikale. Ky rrezik do të mbetej edhe nëse Zvicra do të parandalonte çdo formë imigrimi”, u shpreh ai.
Çfarë strategjish ekzistojnë për të parandaluar radikalizimin?
Parakusht për radikalizimin janë zakonisht krizat personale, të cilat mund t’i bëjnë njerëzit pranues ndaj ideve të reja dhe rrjedhimisht ndaj impulseve radikale. Përveç kësaj, grupet ose rrjetet ekzistuese janë të rëndësishme. “Njerëzit zakonisht nuk radikalizohen vetëm në shtëpi para kompjuterit. Ata po joshen nga grupet ekstremiste. Atyre u premtohet një lloj shtëpie, një identitet”.
Sipas Baier, për të parandaluar ose luftuar radikalizimin, nevojiten shërbime vigjilente të inteligjencës dhe forca policore që komunikojnë ndërkombëtarisht.
“Është gjithashtu e rëndësishme të kesh një popullatë që është e interesuar për njerëzit e tjerë. Kjo nuk vlen vetëm për emigrantët, pasi vendasit mund të radikalizohen edhe në të djathtë. Nëse e trajtojmë njëri-tjetrin më me kujdes dhe integrohemi më shumë sesa diskriminojmë, mund të ndihmojmë në parandalimin e radikalizimit”, ka shtuar tutje Baier.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha