Kosova
Prishtinë: Vdes një person në vendin e tij të punës, ra nga lartësia e një objekti
Raportohet se sot një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën rreth orës 11:00 në vendin e tij të punës, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në lagjen Veternik.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjentë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi derisa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik.
Si pasojë e lëndimeve, personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjentë në vendin e ngjarjes. Policia, në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












