Kosova

Prishtinë: Sonte nis Java e Filmit Zviceran

Gjatë kësaj jave, në kryeqytetin e Kosovës do të keni mundësi të shihni filma falas, e të diskutoni rreth tyre me regjisorët përkatës, shkruan albinfo.ch.

Sepse, sonte në Prishtinë fillon Java e Filmit Zviceran, që do të mbahet në hapësirat e kinos “Armata”.

Dita e parë do të nisë me filmin “Genesis 2.0”, që do të shfaqet sonte, me fillim nga ora 19:00. Gjatë kësaj kohe do të jetë i pranishëm edhe regjisori i këtij filmi, Christian Frei, i cili do të marrë pjesë edhe në një sesion “pyetje-përgjigje”.

Nga Kino “Armata” kanë bërë të ditur se hyrja për të gjithë filmat është falas, ndërkohë edhe Ambasada Zvicerane në Kosovë i ka bërë thirrje publikut që të marrë pjesë, përcjell albinfo.ch.

Gjatë kësaj jave do të mbahen edhe disa masterklasa me regjisorët e filmave që do të shfaqen.

Ky është orari i shfaqjes së filmave në këtë kinema:

6 maj 2019, ora 19:00 – Genesis 2.0

7 maj 2019, ora 19:00 – War Photographer

8 maj 2019, ora 19:00 – Hotel Jugoslavija

9 maj 2019, ora 19:00 – Female Pleasure

10 maj 2019, ora 19:00 – Hotel Jugoslavija

10 maj 2019, ora 20:30 – War Photographer

Agjendën e plotë të akiviteteve të Javës së Filmit Zviceran e gjeni duke klikuar këtu.