Kosova

Prishtinë: Shtatë persona arrestohen për fajde

Shtatë persona në Prishtinë sot janë ndaluar nga policia, nën dyshimin se kanë kryer veprat fajde dhe detyrim, përcjell albinfo.ch.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë njoftuar se po ashtu janë bastisur disa lokale në kryeqytet.

“Gjatë aplikimit të masave teknike të vëzhgimit dhe hetimit, sipas urdhëresës së gjykatës, sot Policia e Kosovës ka zhvilluar aksionin e bastisjes në disa lokacione të Prishtinës, me ç’ rast ka arrestuar I.O., I.B., A.Th., M.M., Rr.H., E.L., dhe Z.J”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre pritet të caktohet masa e paraburgimit.