Kosova

Prishtinë: Lule Elezi performoi me rastin e 25-vjetorit të themelimit të QKRMT-së

Para pak ditësh Lule Elezi pati një performancë të mrekullueshme me piano në kryeqytetin e Kosovës, në Konferencën Ndërkombëtare për dhunën seksuale në konflikt, me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), përcjell albinfo.ch.

“Në këtë event kisha nderin të takoja Dr. Denis Mukwege, laureat i Çmimit Nobel për Paqe dhe avokues global për ndalimin e dhunës seksuale si armë lufte”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook. /albinfo.ch