Kosova

Prishtinë: Kontrabasisti nga Zvicra, Shkodran Osmanaj, pritet të dhurojë sot spektakël

Kontrabasisti i dikurshëm i Filarmonisë së Kosovës, Shkodran Osmanaj, i cili prej kohësh koncerton me disa prej orkestrave më në zë në Zvicër dhe jo vetëm, do të rikthehet në Prishtinë, kësaj radhe si solist, duke sjellë “Koncertin për kontrabas dhe orkestër” të Serge Koussevitzky-t, transmeton albinfo.ch.

Vlen të theksohet se Filarmonia e Kosovës fillon vitin me një program të veçantë.

Më 27 janar 2024, prej orës 20:00, orkestra vjen me dy premiera për publikun e Prishtinës dhe rikthen pas disa vjetësh në program Simfoninë Nr. 7 të Beethovenit!

“Jemi të lumtur t’ju prezantojmë koncertin simfonik, i cili do të dirigjohet nga mjeshtrja zvicerane, Lena-Lisa Wüstendörfer, në këtë bashkëpunim të parë me orkestrën tonë.

Në këtë koncert në rolin e solistes do të prezantohet pianistja e mirënjohur kosovare, Pranvera Hoxha, e cila do të luajë “Variacione Simfonike” për piano dhe orkestër nga Cesar Franck”, shkruan Filarmonia e Kosovës.

Në pjesën e dytë të koncertit, orkestra do të interpretojë Simfoninë e 7-të të Beethovenit. /Albinfo.ch