Kosova
Prishtinë: Grafite kundër Fadil Gecit, Gani Geci reagon ashpër
Gani Geci ka reaguar ashpër pas grafiteve denigruese që janë shfaqur në Prishtinë kundër vëllait të tij, Fadil Geci, pas dëshmisë që dha për tre ditë rresht para Dhomave të Specializuara në Hagë, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë para gazetarëve, Geci ka shpërthyer edhe kopsat e këmishës e është drejtuar atyre që kanë bërë këto grafite duke thënë: “Ku janë, kqyre ku janë, a po e shihni këtë gjyks. Ku janë ata hajna, hajdi këtu. Gani Geci o këtu përditë”.
Rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës.
“Sapo lajmërova rastin në Polici. Ky rast është nxitje e urrejtjes, nxitje për vrasje sipas Kodit Penal. Po besoj që Policia kishin pas nis hetimet, po meqë vëllau jem s’është këtu, e lajmërova unë rastin”, ka deklaruar Geci.
Ai tha se vëllai i tij “ka dëshmu të vërtetën para Gjykatës Speciale të Republikës së Kosovës të formuar nga Hashim Thaçi”.
Ai ngriti dyshime edhe për ata që mund t’i kenë shkruar këto grafite.
“Këto grafite denigruese unë mendoj se janë të inicuara nga një organizatë “Liria ka emër”, e në pastë liria emrin “Hashime”, vallahi unë këto Hashimet kom qejf me i punu”, tha Geci.
I pyetur nëse do të shkojë edhe ai të dëshmojë, Geci tha se do të shkojë nëse ftohet dhe se do t’i mbulojë shpenzimet vetë.
“Vallahi a besoni që biletën kom me pagu vetë, e hotelin vetë vec mos t’më thirrshin. Unë pa letër s’muj shkoj”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?