Kosova

Prishtina, vetëm gjashtë raste aktive me koronavirus

Dikur vatra e virusit, sot drejt përmirësimit total

Në komunën e Prishtinës ka rënë numri i të infektuarve me koronavirus.

Kryeqyteti i Kosovës dikur ishte vatra e infektimeve me Covid, por sot gëzon të dhëna të mira, duke u ulur rastet pozitive në mënyrë drastike, transmeton albinfo.ch.

Në Prishtinë janë vetëm gjashtë raste aktive me koronavirus, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.

Siç është njoftuar nga MSH-ja, në total në Kosovë janë 174 raste aktive me koronavirus.

Prin Prizreni me 30 raste, ndërsa Mitrovica pason me 29 raste aktive. Në Gjilan e Ferizaj janë nga 22 raste, ndërsa në Pejë 13 raste aktive.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 107.653 raste pozitive me koronavirus, 2252 kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa janë shëruar 105.227 qytetarë.