Lajme

Prishtina vazhdon të ketë ajër të ndotur

Ditëve të fundit u raportua për ajër shumë të ndotur në Kosovë, e kjo gjendje siç duket nuk do të ndryshojë.

Ajri në kryeqytet po konsiderohet shumë i ndotur, ndonëse temperaturat kanë filluar të shënojnë rënie.

Sipas matësit të vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, niveli aktual ndotës në kryeqytet është 168 ppm.

Ky nivel, parashihet të jetë i pashëndetshëm për qytetarët të cilët e thithin këtë ajër.

Problematikë kryesore e institucioneve lidhur me këtë çështje po vazhdon të jetë përdorimi i qymyrit si lëndë djegëse.

Kujtojmë se viteve të fundit, në këtë kohë të vitit, vazhdimisht është raportuar për ajër shumë të ndotur në Kosovë, sidomos në Prishtinë, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.